Veprimtaria shëndetësore e IU për TEP

IU TEP është institucion publik shëndetësor për prodhimin e radioizotopeve dhe radiofarmaceutikëve dhe diagnostikimin e ndryshimeve funksionale metabolike, duke përdorur tomografinë me emetim pozitron.

TEP/TK është metodë diagnostike hibride ku me një skanim kryhet tomografia me emetim pozitron (TEP), diagnostifikimi funksional dhe tomografia e kompjuterizuar (TK), diagnostikimi morfologjiko-anatomik. Kjo metodë imazherike përdoret më së shumti në onkologji, por përdoret edhe në kardiologji, neurologji, ortopedi, sëmundje infektive dhe degë të tjera të mjekësisë.

Skanimi TEP te pacientët me sëmundje malinje mundëson ndjekjen e metabolizmit të qelizave me ndihmën e fluorodeoksiglukozës, e cila është analoge e glukozës së radioetiketuar me emetues pozitron18 F. Qelizat e tumorit kanë metabolizëm më të lartë se qelizat e tjera, kështu që akumulimi i radiotrasuesit në to është shumë më e lartë.

Treguesit për skanim TEP/TK janë:

  • përcaktimi i stadit të sëmundjes
  • planifikimi i radioterapisë ose kimioterapisë
  • ndjekja e efekteve të terapisë së aplikuar
  • përcaktimi i recidivit të sëmundjes
  • përcaktimi i vendit të biopsisë.

Skanimet TEP/TK për pacientët e Maqedonisë mund t’i caktojë mjeku juaj nëpërmjet platformës “Termini im”.

Duke pasur parasysh që IU TEP është institucioni i vetëm i këtij lloji në rajon, shërbimi i skanimit TEP/TK është i qasshëm edhe për pacientët ndërkombëtarë.

Për të gjitha informacionet e nevojshme

Na telefononi në +389 (0)2 307-90-80