Udhëzime për pacientët

KOHA E ARDHJES

  • Ejani 40 - 60 minuta para terminit të caktuar. Mund të vini me shoqërues nëse nuk jeni të mitur ose gra shtatzëna.
  • Nëse jeni vonë ose nuk mund të vini për kontroll, ju lutemi na kontaktoni MENJËHERË
  • E gjithë procedura e qëndrimit në qendrën TEP zgjat deri në 3 orë.
  • Nëse për arsye të justifikuara kontrolli nuk mund të bëhet, do të njoftoheni në kohë.

ÇFARË MUND TË HANI DHE TË PINI

  • 4-6 orë para kohës së terminit të caktuar, mund të pini vetëm ujë të thjeshtë. Merrni me vete 1,5 l ujë të thjeshtë.
  • Gjatë asaj periudhe janë të ndaluara përtypja e çamçakëzit dhe karameleve.

ÇFARË DUHET TË EVITOHET?

  • Evitoni punë fizike 24 orë para terminit.

PROCEDURA E SKANIMIT TEP/TK

  • Në ditën e terminit të caktuar, duhet ta dorëzoni gjithë dokumentacionin mjekësor që ka të bëjë me diagnozën, gjetjet nga ekzaminimet e tjera diagnostike (RTG, TK, MP, EHO, CD), jo më të vjetër se 12 muaj si dhe gjetjet laboratorike. (glikemia, analizë të gjakut, markerët e tumorit, jo më të vjetër se 3 muaj).
  • Merrni terapinë tuaj të rregullt në mëngjes dhe merreni me vete listën e barnave që i përdorni.
  • Para incizimit, vlera e glukozës në gjak duhet të kontrollohet me glukometër në Departamentin e diagnostikimit. Nëse përdorni barna për diabet (sëmundjen e sheqerit) ose pompë insuline, Ju lutemi na informoni me telefon PARA DITËS së incizimit. Nëse përdorni insulinë, merreni me vete.
  • Pas matjes së glikemisë, infermierja do t'ju drejtojë në dhomën e aplikimit të radiofarmaceutikut dhe dhomën e pushimit, ku duhet të pushoni 60 minuta.
  • Pas këtij intervali kohor, teknologu i radiologjisë do t'ju çojë në dhomën e skanimit dhe do t'ua shpjegojë procedurën e incizimit.

PAS PËRFUNDIMIT TË INCIZIMIT

  • Është e pëlqyeshme të evitoni kontakt me fëmijë të vegjël dhe gra shtatzëna në 24 orët e ardhshme.

PËR ÇDO PYETJE, NA KONTAKTONI NË NUMRIN E TELEFONIT 02 3078 098