Prodhimi i radioizotopeve PET dhe preparateve radiofarmaceutike

Instituti Universitar i Tomografisë së Emetimit Pozitron është i vetmi kapacitet prodhues në vend për prodhimin e radioizotopeve TEP dhe radiofarmaceutikëve. Radiofarmaceutikët e nevojshëm për skanimin TEP/TK prodhohen në Repartin për prodhimin e radioizotopeve dhe të radiofarmacisë, infrastruktura e të cilit është projektuar dhe ndërtuar në pajtim me parimet e praktikës së mirë të prodhimit (PPP) dhe në pajtim me rregulloret europiane për prodhimin e TEP preparateve radiofarmaceutike.
Instituti është i pajisur me ciklotron GE PETtrace 860 16,5 MeV për prodhimin e TEP radioizotopeve dhe përfshin tre laboratorë për prodhimin e radiofarmaceutikëve, dy laboratorë për kontroll të cilësisë dhe një laborator për hulumtim.

Prodhimet e para të radioizotopeve janë realizuar në dhjetor të vitit 2015 kurse në qershor të vitit 2017 filloi prodhimi rutinë i radiofarmaceutikëve për përdorim klinik.

Prodhimi i radiofarmaceutikëve [18F]FDG dhe [18F]NaF bëhet në mënyrë rutine, duke ndjekur strategjinë e pasurimit të gamës me preparate të tjera radiofarmaceutike, që mund të zbatohen me sukses në suazat e praktikës klinike të mjekësisë nukleare.

Për të gjitha informacionet e nevojshme

Na telefononi në +389 (0)2 307-90-80